Bogdani: Asnjë lojtar nuk është gati për kombëtaren A
bogdani 2
Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani doli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp. Në fjalën e tij trajneri tha se skuadra që drejton nuk ka elemente për të kaluar në skuadrën e parë ndërkohë që vlerësoi Ukrainën si kundërshtarin më të fortë të grupit.

“Mendoj se jemi gati për të zhvilluar këto tre teste të rëndësishme. Kërkoj nga lojtarët që të japin maksimumin e tyre dhe të dalin nga fusha e lojës me kokën lart. Këtë herë kemi më shumë lojtar nga futbolli vendas. kundershtaret janë për tu vlerësuar, por unë personalisht shikoj Ukrainën si ekipin më të fortë. Ata janë shumë të fortë dhe kanë pasur sukses në arenën europiane. Kanë një sulmues shumë të rrezikshëm të datëlindjes 2000 i cili ndiqet nga shumë klube europiane. Sa i perket formacionit nuk mund të them asgje pasi tre ndeshje do të luhen nhë harkun kohor të një jave dhe me duhet te bej patjeter ndryshime. Nuk shoh ndonjë nga lojtarët e mi që të bëj hapin e madh drejt ekipit të parë. Fillimisht ata duhet të kalojnë në ekipin e shpresave”, tha Erjon Bogdani. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori