Bogdani: Në qershor do lë futbollin aktiv, do bëhem trajner
Erjon Bogdani ka folur për të tanishmen dhe atë që do të vijë në muajt në vazhdim, duke ditur që ka 7 muaj pa luajtur.

“Gjithmonë jam pranë furtbollit dhe ndonjë kontakt me ndonjë skuadër të mirë e kam pasur. Por kam vendosur ta lë futbollin. Në qershor “var këpucët në gozhdë” dhe do të marr licencën e trajnerit”, është shprehur Erjon Bogdani. Siç ka deklaruar edhe vetë, ai ka “varur këpucët në gozhdë”. I mbetur pa ekip pas merkatos së verës, Bogu ka vendosur për të ardhmen.

Ai ka refuzuar oferta që i kanë ardhur nga Shqipëria, si dhe të tjera nga ekipe jashtë Italisë. Tanimë ai nuk është më pjesë e futbollit të luajtur, pas një karriere të gjatë të nisur në vitin 1994 me Partizanin, më pas në Turqi, Kroaci dhe në fund në Itali, me 7 skuadra të ndryshme mes Serisë A dhe B. Bogdani ka luajtur 73 ndeshje me 19 gola të shënuar me fanelën kuqezi.
Shtuar më 17/03/2014, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori