Bogdani parakalon Alban Bushin
Pëlqej
Sulmuesi kryesor i kombëtares së Shqipërisë, Erjon Bogdani me golin e mbrëmshëm të shënuar ndaj ekipit të Luksemburgut, ka arritur në kuotën e 15 golave.

Realizatori më i mirë te kuqezinjtë deri tash ka qenë sulmuesi Alban Bushi, i cili ka shënuar 14 gola.

Bushi të shtunën e kaluar në ndeshjen Shqipëri – Francë, ia dha lamtumirën ekipit kombëtar, mirëpo Bogdani me golin e tij ndaj Francës dhe së fundit kundër Luksemburgut, tashmë bëhet shënuesi më i mirë në kombëtaren shqiptare.

Pavarësisht golit të mbrëmshëm të Bogdanit, megjithatë Shqipëria zhgënjeu me humbjen ndaj Luksemburgut prej 2:1. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori