Bogdani përkrah Ibrahimoviç
Sulmuesi shqiptar i Sienës ishte protagonisti absolut në fitoren 2-0 të Sienës ndaj Cesena fundjavën e kaluar, ish-skuadra e Bogdanit deri pasditen e 31 janarit 2012, përpara se bomberi shqiptar të transferohej te bardhezinjtë italianë. Ja si e vlerëson portali italian Nelpallone.net sulmuesin nga Tirana.

Bogdani: vota 7. Zëvendësoi Destron dhe ndihmoi skuadrën menjëherë Calaio për të fituar një penallti, ndërkohë që vetë shënoi golin vendimtar 2-0. Nuk mund të gjente mënyrë më të mirë që të bënte të qanin ish-tifozët e tij. Hakmarrës!”.

Ndërsa bomberi i Milan, Zlatan Ibrahmoviç u vlerësua me notën 8, ndërkohë që zhgënjimi më i madh i javës ishte trajneri i Lacios, Edi Reja, skuadra e të cilit (por dhe e Igli Tares dhe Lorik Canës) humbi në shtëpi 3-1 me Bolonjën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar 3 gola në tri ndeshjet e fundit me Sienën, duke u shndërruar kështu në liderin e skuadrës bardhezi. “Do luftoj fort deri në fund që të mund të qëndrojmë në Serinë A. Unë e ndiej akoma se kam shumë për të dhënë në nivele të larta”, ka thënë futbollisti, që në prill mbush 35 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori