Bogdani: Shqipëria nuk po luan mirë, por sot fiton
Erjon Bogdanin mendon se Shqipëria do të dalë me tre pikë nga sfida me Kazakistanin, e cila luhet këtë të dielë.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë pr "Sports.kz",

Ka folur për kujtimet që ka ndaj kësaj skuadre të cilës i ka shënuar në vitet kur vishte fanellën kuqezi, por edhe për atë që mendon rreth sfidës mes dy ekipeve në "Air Albania".

"Më kujtohet që ishte një ndeshje e vështirë, pasi ekipi juaj luajti në mbrojtje. Por në pjesën e dytë, unë fillimisht dhashë një asist dhe më pas shënova dhe ne fituam. Kazakistani i vitit 2005 ishte një skuadër e vështirë, por ne fituam të dy ndeshjet ndaj tij me meritë.

Kam ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. Ekipi pritës mori një rezultat të madh, Shqipëria mund të kishte shënuar, por barazimi ishte i drejtë.

Nuk di shumë rreth ekipit tuaj, pasi nuk e ndjek shumë. Por mendoj se kjo është një skuadër e një niveli modest, edhe pse mendoj se Kazakistani i ka mundësitë të marrë rezultat ndaj nesh. Sipas mendimit tim, Shqipëria aktualisht nuk po luan shumë mire. Por kemi një skuadër të mirë.

Parashikimi? Mendoj se Shqipëria duhet të fitojë pasi ne duhet të dalim të parët në grup. Ndaj, Shqipërisë i duhet të fitojë kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Mendoj se ekipi shqiptar është më i miri në grup dhe duhet të sigurojmë dy fitore në dy ndeshjet e radhës. Mendoj se Shqipëria do të fitojë, por e dimë që në futboll mund të ndodhë gjtihçka, Nuk është një ndeshje e lehtë, duhet të shënosh në pjesën e parë e pastaj ndeshja bëhet më e lehtë e kështu mund të fitojmë", theksoi Bogdani.



Shtuar më 15/11/2020, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori