Bogdani shumë pranë bashkimit me Lacion
Albeu.com
Futbollisti i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani shumë shpejt do të bëhet pjesë e Lacios. Presidenti Lotito ka zgjedhur shqiptarin për sulmin, ndërkohë që nga ana tjetër dhe Kievo është bindur për ta lënë lojtarin.Bogdani do të zëvendësojë Tomaso Rokin e dëmtuar. Bogdani ka dhënë miratimin e tij për transferimin, por dhe klubi i tij është dakord me largimin e tij. Drejtori sportiv i Kievos, Sartori, mund të marrë shërbimet e nigerianit Makinua, i cili është shumë i vlerësuar nga trajneri i Kievos, Iakini.
Shtuar më 22/08/2008, ora 17:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori