Bogdani: Unë "shpëtimtari" i Sienës
Erjon Bogdani është i bindur se ka për të dhënë shumë për skuadrën e tij të re dhe të vjetër njëkohësisht, Sienën, duke premtuar se do të japë gjithçka nga repertori i tij i pasur për të ndihmuar ekipin në luftën për mbijetesë në Serinë A.

Sulmuesi 34-vjeçar shqiptar, i cili u transferua në limitin e merkatos dimërore nga Cesena të Siena, foli hapur me gazetarët në konferencën e tij për shtyp.

“Jam i kënaqur që jam rikthyer, këtu është një grup shumë i mirë, të gjithë janë pozitivë dhe dëshirojnë të luftojnë për shpëtimin. Është “uria” e duhur dhe kjo është një nga motivet që më bindi të pranoj propozimin e Sienës”.

Sulmuesi shiqptar rikthehet te bardhezinjtë në sezonin 2005-2006 (11 gola në 34 ndeshje) dhe më pas në sezonin pasues deri në janar të vitit 2007 (2 gola në 15 paraqitje, gjithmonë në Serinë A).

“E kam parë tashmë grintën e Sienës në ndeshjen kundër Cesenës, - citohet Bogdani nga faqja zyrtare e klubit, - dhe të dielën vlerësova paraqitjen e madhe të shokëve të mi të rinj në fushën e Juventusit. Do të kërkoj të ambientohem sa më shpejt që të jetë e mundur, dëshiroj të dëshmoj se mund të jem akoma i vlefshëm dhe të jap kontributin tim për arritjen e shpëtimit nga rënia”.

Bogdani mbërriti te Siena në ditën e fundit të merkatos, edhe pse flitej edhe për ardhjen e lojtarëve të tjerë. “Unë jam i qetë, - komentoi sulmuesi shqiptar, - pasi i di emrat, ajo që vlen tani është të vrapoj dhe të luftoj për skuadrën, për të qenë një grup i bashkuar që dëshiron të arrijë objektivat”. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2012, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori