Erjon
Bogdani është gati për ndeshjen e sotme, edhe pse pritet që ta nisë atë nga stoli. I pyetur nëse do mërzitej po të qëndronte sërish në pankinë,
bomberi kuqezi ka dribluar, duke ia lënë topin në derë trajnerit. "Unë mund të them vetëm se jam gati. Ndihem mirë fizikisht. Kam
besim te skuadra dhe vetja ime. Për të tjerat nuk vendos unë. Është trajneri që vendos, sepse skemat i bën ai. Në çdo moment që do të hyj, ju siguroj se do të jap gjithçka mundem në fushë", u shpreh
bomberi kuqezi.
Kundër Qipros realizoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij me fanellën
kuqezi. "Ëndërroj të shënoj një gol të madh edhe kundër Zvicrës. E kush nuk do ta donte… Duke parë rëndësinë dhe interesin e madh që ka kjo ndeshje, të gjithë do të donin të shënonin. Megjithatë, mirë do të ishte që të mos dilnim pa pikë. Ky është objektivi primar i gjithë skuadrës", deklaroi
Bogdani.
"Pa diskutim, ishte goli më i bukur që kam shënuar ndonjëherë. Megjithatë, dëshiroj të shënoj sa më shumë për Kombëtaren dhe mbi të gjitha që golat e mi t’i shërbejnë skuadrës për të marrë rezultate pozitive. Sa i përket ndeshjes me Zvicrën, do të përballemi me një kundërshtar të fortë që ka në përbërje lojtarë cilësorë. Por ne jemi stërvitur intensivisht gjatë gjithë këtyre ditëve për të arritur një rezultat pozitiv. Nuk do të jetë aspak e lehtë, sidoqoftë kemi
besim te forca e grupit. Pa harruar që do të jenë edhe shumë tifozë në stadium, të cilët do të na mbështesin në çdo moment", – përfundoi
Bogdani. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012,
ora 17:29