Java e parë e La Ligas e parashikuar të zhvillohej këtë fundjavë do të shtyhet për shkak të grevës së futbollistëve. Bisedimet me LFP-n, që përfaqëson 42 klubet profesionale të futbollit që formojnë La Ligan dhe divizionin e dytë, nuk kanë sjell asnjë akord.
Lajmi nënkupton se Spanja do të ketë prapambetje në kalendar me shumë pak hapësirë në dispozicion për të ricaktuar
ndeshjet.
Euro 2012 fillon në qershor dhe e vështirëson Spanjën të kompensojë
ndeshjet në fund të kalendarit aktual pasi sezoni në La Liga përfundon më 13 maj.
AFE, që kërkon mbrojtje më të madhe për pagat e futbollistëve në
klube që kanë hyrë në administrim financiar, javën e kaluar vendosën për të bojkotuar dy javët e para në dy ligat kryesore.
AFE ka thënë se rreth 50
milion euro janë borxh i klubeve për më tepër se 200 futbollistë dhe se fondi emergjent prej 40
milion eurosh i propozuar nga LFP nuk mjafton.
Disa
klube tashmë kanë publikuar komunikata se stërvitjet janë shtyrë deri të martën e javës së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011,
ora 09:45