"Bojkoti i Kategorisë Superiore me karakter politik", Prodani: E ekzagjeruar, po futemi në kohë zgjedhjesh
Ish-sekretari i FSHF-së, Eduart Prodani, e ka cilësuar si shumë të rëndë bojkotin e klubeve të Kategorisë Superiore.

Në një lidhje live për emisionin “Rubrika Sportive”, Prodani, e shikon si të ekzagjeruar përpjekjen e klubeve, sipas tij, kjo lëvizje është me karakter politik.

“Fjala bojkot është shumë e rëndë në futboll. Vite më parë, tentativat e bojkotit janë ndaluar me të gjitha format. Unë do ta shikoja si një ekzagjerim të kësaj përpjekjeve të klubeve të futbollit. Edhe po të kishte vullnet të plotë nga ana e qeverisë nuk do të kishte kohë për t’u ulur në negociata. E shikoj si një lëvizje me karakter politik dhe elektoral. Po futemi në kohë zgjedhjesh. Të gjithë kemi të drejtën tonë. Unë mendoja qe kjo lëvizje do të udhëhiqej nga persona që nuk paragjykohen politikisht”, u shpreh Prodani.

Shtuar më 13/09/2020, ora 21:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori