Boksieri fiton duelin,por tifozët e “hedhin” në tokë me akull (VIDEO)
Dueli i boksit mes Brandon Cook e Steve Butler për kategoritë FIB dhe AMB në Amerikën e Veriut u zhvillua në muajin janar, por polemikat dhe skandali rreth tij është shtuar.

Cook fitoi me KO në raundin e 7 që do të përflitet për një kohë të gjatë në ambientet e kësaj disipline. Gjithçka ndodhi në momentin kur Cook ishte duke festuar fitoren me shumë entuziazëm, kur Butler i nervozuar iu afrua rivalit të tij. Pikërisht në momentin që pritej një zënkë mes tyre, dy tifozë goditen Cook me një kovë të mbushur me kuba akulli duke “e hedhur” në “knockout”.
Shtuar më 10/02/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori