Boksieri nga Prizreni Edis Tatli, fitoi titullin e Evropës
Boksieri nga Prizreni, Edis Tatli, ka arritur të fitojë titullin e Evropës (EBU) në kategorinë e lehtë, pasi të shtunën mbrëma në Helsinki mposhti francezin Yvan Mendy me vendim unanim pas 12 raundeve.

Dy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën 116:112 në favor të Tatlit, ndërsa një tjetër 117:111 po në favor të boksierit kosovar.

Fitorja është edhe më impresionuese për faktin se Tatli boksi, ani pse kishte të lënduar dorën e djathtë, transmeton Koha.net.

"Kam kaluar shumë mirë dhe jam i lumtur me fitoren. Është një titull i rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur. Meçi kaloi mjaft mirë, por më duhet të them se me një dorë kam boksuar gati gjithë meçin, pasi dorën e djathtë e kisha të lënduar dhe ndieja dhembje", ka deklaruar Tatli.
Shtuar më 27/04/2015, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori