Boksieri shqiptar Uldedaj fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot
Pëlqej
Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë WBO për të rinj, pasi e rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz, të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë, raporton Gazeta Express.

Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në WBO. Në të njëjtën kohë, boksieri shqiptar ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Arganarazit. Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91.
Shtuar më 15/12/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori