Bolivi, përleshje mes tifozëve (VIDEO)
Një ndeshje futbolli në Bolivi është kthyer në arenë përleshjesh mes tifozëve. Ngjarja u shënua në qytetin e
Kokabambas teksa Vilsterman luante përballë Universitario de Santa Kruz.


Vilsterman kërkonte me patjetër fitoren, megjithatë rezultati final i ndeshjes u mbyll në barazim 2-2. Në fundin e takimit, kontestimet dhe ofendimet ndaj gjyqtarit ishin mjaft të ashpra, ndërsa “xhaketat e zeza” u shoqëruan nga policia për të dalë nga fusha.

Forcat e rendit përdorën edhe gazin lot-sjellës në rrugët rreth stadiumit, në tentativën për të shpërndarë turmën.
Tifozët janë kundërpërgjigjur duke hedhur gurë, ndërsa efektin e gazit e kanë ndjerë edhe gratë, fëmijët dhe të moshuarit që ndodheshin në rrugët pranë impiantit. Policia arrestoi 12 tifozë për këtë ngjarje. /albeu.com/

Video

flash" data="http://www.reuters.com/resources_v2/flash/video_embed.swf?videoId=233038765&edition=BETAUS" id="rcomVideo_233038765' width="480" height="320"> <param name="movie" value="http://www.reuters.com/resources_v2/flash/video_embed.swf?videoId=233038765&edition=BETAUS'>param> <param name="allowFullScreen" value="true">param> <param name="allowScriptAccess" value="always">param> <param name="wmode" value="transparent">param> flash/video_embed.swf?videoId=233038765&edition=BETAUS" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" allowScriptAccess="always" width="480" height="320" wmode="transparent">
Shtuar më 10/04/2012, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori