Bologna në ankth, Sinisa Mihajlovic me probleme shëndetësore
Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic është duke u përballur me një problem shëndetësor, i cili mund të bëjë që ai të heq dorë nga zeja e trajnerit.

Testet mjekësore kanë nxjerr në pah nevojën për t’iu nënshtruar një terapie të rëndë, raporton "Corriere dello Sport".

Mihajlovic është duke kaluar nëpër disa hetime specifike, për të cilat do të bëhet e ditur orëve në vazhdim.

Tekniku serb sot pritet të dalë me një kumtesë në lidhje me shëndetin e tij. Edhe më herët ka drejtuar ekipe të mëdha si Milan, Inter e Fiorentina.
Shtuar më 13/07/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori