Emocionuese dhe spektakolare. Vetëm kështu mund të quhet ndeshja e orës 12.30 të Serie A,
Bologna-Roma. Sfida që sapo ka mbaruar përfundoi me rezultatin 3-3 duke qënë herë në
favor të miqve dhe herë në
favor të vendasve.
Serinë e golave e hapi Florenzi që në minutën e 9 por
Bologna u kundërpërgjigj me anë të Gilardinos 8 minuta më pas, ndërsa Osvaldo riktheu avantazhin për Romën vetëm pas një minute. Për të plotësuar pokerin e pjesës së parë do të mendonte Gabbiadini në të 26-ën.
Me fillimin e pjesës së dytë
Bologna gjeti golin e avantazhit me anë të Pasquato, por kur u mendua se fitorja shkoi për vendasit blerja më e re e Romës, greku Tachtsidis shënoi golin e barazimit.
Me këtë
barazim Roma mbetet në vend të 7 me 34 pikë, ndërsa
Bologna në të 14 me 22 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2013,
ora 14:23