Bolt “çmend” FIFA-n, gati testet antidoping
bolt2
Usain Bolt u pensionua nga sporti i atletikës për tu përkushtuar futbollit, por mesa duket ky profesion nuk ka nisur dhe aq mirë pasi i është kërkuar të kryej testet antidoping në Australi. Ai ndihet paksa i zhgënjyer nga kjo kërkesë dhe shprehet se nuk ka rrugë tjetër dhe do ta bëjë me kënaqësi.

“Jam tërhequr nga garat e atletikës, po kërkoj të bëhem futbollist dhe shikoni këtë. Nuk e di se përse duhet të bëj testet antidoping, kur nuk jam ende futbollist profesionist. E shpreha këtë shqetësim dhe përgjigjja ishte se unë jam sportist i elitës, kështu që duhet t’i kryej këto teste”, tha Bolt. Kujtojmë që Bolt ka një kërkesë zyrtare për të luajtur me skuadrën malteze të Valletës. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori