Një bombë e vërtetë ajo çka ka dalë nga goja e
Zlatan Ibrahimoviç gjatë grumbullimit me kombëtaren suedeze: "Nëse do më duhej të zgjidhja një klub, një ditë do të
rikthehesha te
Milan. Zakonisht nuk përjetohen mirë eksperiencat e dyta por unë do të
rikthehesha për ti ndihmuar", u shpreh suedezi.
Më pas Ibrahimoviç thotë vetëm fjalë të ëmbla, raporton 'Aftonbladet' : "Kam qënë shumë mirë me fanellën
kuqezi, ndjehesha si në shtëpi. Atyre i uroj më të mirën dhe nëse kanë nevojën për ndihmën time, dinë ku të më gjejnë", përfundon
Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012,
ora 18:04