"Bomba" e Silvios: Shitet Milan dhe Thiago Silva
Më shumë se një lajm normal për merkaton e futbollistëve, ajo që shkruan sot "El Mundo Deportivo" në faqen e saj të parë, është një lajm shokues për tifozët e Milan. Pas 26 vitesh suksesi absolut si në Itali ashtu edhe në Europë, Silvio Berlusconi po mendon seriozisht shitjen e klubit, të cilën ish Kryeminsitri i Italisë e shndërroi në një prej më triumfueseve të historisë së futbollit.

Lajmi i ka pëlqyer shumë drejtuesve të Barcelonës pasi kjo ka të bëjë drejtëpërdrejtë edhe me të ardhmen e Thiago Silvas.

Pas skandalit të ditëve të fundit në futbollin italian ku u arrestuan 19 persona mes tyre edhe emra të njohur të futbollit italian, solli edhe reagimin e Kryeministrit Mario Monti, i cili u shpreh se futbolli në Itali ka nevojë për 2 ose 3 vjet pushim. Deklaratë kjo që mund të detyrojë Thiago Silvën të ndjekë rrugën e Nestës, Gattusos, Van Bommel, Zambrotas dhe Inzaghit.

Sipas "El Mundo Deportivo", braziliani është shumë i lidhur me Berlusconin dhe do të qëndronte te Milan vetëm nëse "Kavalieri" do të ruante postin e tij.

Galliani është shprehur se do ti rezistojë të gjitha ofertave për Thiago Silvën ndërsa Barcelona përveç parave ofron edhe Ibrahim Afellay. Por pas lajmit të fundit, Barcelona po i "vjen rrotull" Berlusconit. /albeu.com/



Shtuar më 31/05/2012, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori