Bomba, Ibra: Dua të kthehem te Juventus
Pëlqej
Sipas asaj që shkruan e përditshmja torineze "Tuttosport", sulmuesi i Paris Saint Germain Zlatan Ibrahimoviç dëshiron të riveshë fanellën e Juventus. Lajmin e bujshëm e ka dhënë ish trajneri i tij te Malmo.

"NËSE JO TANI NË 2015-ën" - Deklarata e fortë se Ibra kërkon të rikthehet te "Zonja e Vjetër" vijnë nga Hansson, ish trajner i suedezit te Malmo.

"Kam folur me Ibrën para pak ditësh , më shpjegoi planet e tij për të ardhmen. Zlatan do Juven. Nëse jo tani, vitin tjetër. Ma ka thënë vetë ai. Tha se nuk e bën për para, por për shijet e tij", është shprehur tekniku suedez.

Sipas tij, Ibra i ka thënë: "Di që nuk është e lehtë të vesh fanellën bardhezi. Nëse nuk ia arrij tani, atëherë do e bëj në 2015-ën". /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori