Bomba nga Italia/ Pogba i thotë "PO" Juventusit
foto ilustruese
Prestigjozja italiane "La Gazzetta dello Sport" bën të ditur se Paul Pogba i ka thënë PO një rikthimi te Juventusi.

Tashmë "Zonja e Vjetër" duhet të gjehë gjuhën e përbashkët me Manchester United

Manchester United për ta lënë të lirë kërkon mbi 150 milionë euro për yllin francez, ndërsa për të ulur këtë shumë, Juventus është i gatshëm që të sakrifikojnë ndonjë prej lojtarëve të vet për të arritur te Pogba.

Ndërkohë Pogba ka luajtur për 4 sezone me fanellën bardhezi. Francezi zhvilloi 124 ndeshje duke tundur rrjetën plot 28 herë vetëm në Serinë A. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2019, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori