"Bomba" nga Serie A, Juventusi kërkon shërbimet e yllit të Interit
Juventus e mundi Interin në garën për titull, dhe tani ata duan t’i ‘vjedhin’ edhe lojtarin më të rëndësishëm të tyre.

Kjo është ajo që po pretendojnë mediet italiane, me Maurozio Sarrin që ka hedhur sytë në mesfushorin e Interit, Nicolo Barella.

Juventus do të hap derën e largimit për Aaron Ramsey, dhe Maurizio Sarri po mendon se Barella do të ishte një përforcim ideal për ekipin e tij.

Barella u transferua tek Inter nga Cagliari verën e kaluar për 40 milionë euro, duke luajtur një sezon të qëndrueshëm, duke siguruar vendin e titullarit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë në 38 ndeshje këtë sezon ka shënuar tri gola, duke regjistruar edhe 7 asistime, kështu që Inter vështirë se do të pranojë një ofertë nga rivalët e Juventusit.
Shtuar më 29/07/2020, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori