"Bomba" nga Spanja, Godin pendohet për Interin
Në mesin e studim it të merkatos në hyrje, Interit mund t’i lindë një problem jo i vogël. Nuk është surprizë që Diego Godin nuk është ndier “në siklet” nga momenti që iu bashkua klubit zikaltër verën e kaluar, për shkak të modulit të gjetur në Milano: 3-5-2.

I mësuar përgjatë gjithë karrierës së tij me rreshtimin me katër mbrojtës, uruguaiani që tashmë ka 33 vite mbi shpinë sigurisht nuk ka më vullnetin e mëparshëm për t’u mësuar me skema të reja. I transferuar sezonin e kaluar me parametër zero pas skadencës së kontratës me Atletikon e Madridit, ka mbetur i zhgënjyer nga eksperienca e tij në Milano. Arsye që po e shtyn të mendojë, madje, edhe largimin. Ose më saktë rikthimin…

“Bomba” vjen nga Spanja, më saktë nga portali iberik “El Gol Digiral”, ku kuptohet se skuadra e Simeones po shikon përreth për një qendërmbrojtës të ri, pasi trajneri nuk ndihet i kënaqur nga paraqitjet e Mario Hermozos, i marrë nga Espanjoli pikërisht si zëvendësues i Godinit.

Në një moment të parë, klubi madrilen ka vendosur sytë mbi Aisa Mandin, mbrojtës algjerian i natyralizuar francez i Betisit. Negociatë e panisur konkretisht, pasi këta të fundit nuk dëshirojnë të privohen nga një talent duke konsideruar edhe rritjen e skuadrës në La Liga. Arsye për të cilën në skenë ka dalë emri i Godin. “El Gol Digital” madje këmbëngul se ka pasur edhe një ballafaqim mes mbrojtësit dhe Antonio Kontes, gjatë të cilit, duke shfaqur pakënaqësitë e tij, futbollisti i ka kërkuar trajnerit t’i japë lirinë për të ikur në janar.

Destinacioni i preferuar shihet pikërisht Madridi, me Simeonen që do e priste krahëhapur. Në çdo rast, mediat spanjolle nënvizojnë se operacioni nuk është aspak i lehtë, edhe pse Interi nuk do të hiqte dorë lehtësisht nga një titullar.
Shtuar më 20/12/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori