Bomba nga Spanja, lojtarët e Barçës duan trajner tjetër në ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Quique Setien pritet të largohet nga Barcelona.

Dështimit për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë, ia ka “lëkundur” karrigën trajnerit në fjalë.

Futbollistët nuk kanë qenë të kënaqur me trajnerin Setien dhe kjo është parë hapur.

Madje, këta të fundit e dëshirojnë një trajner të ri për ndeshjet e mbetura të LigësKampionëve.

Sipas “Mundo Deportivo”, një gazetë katalunase e afërt me klubin, shkruan se lojtarët duan, Patrick Kluivert që ta marrë drejtimin e ekipit.

61-vjeçari është momentalisht drejtor i akademisë së Barcelonës.

Kluivert është figurë e njohur për “Blaugrana”, pasi ai ka luajtur me fanellën e Barcelonës nga viti 1998 deri në vitin 2004, duke shënuar 122 gola në 257 paraqitje me klubin katalanas.
Shtuar më 19/07/2020, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori