Bomba nga Spanja: Rabiot tradhëton Barcelonën, ka firmosur për Realin
Një lajm bombë vjen nga Spanja teksa gazeta "AS" bën me dije se Rabiot ka firmosur per Realin, shkruan Albeu.com.

Futbollisti 23-vjeçar i cili thuhet e ka arritur një akord me Barcelonën, tashmë kthesa e tij ka marrë një rrugë tjetër teksa bashkombasi i tij Zidane e pëlqen mesfushorin.

Po sipas gazetës prestigjoze "AS" e cila është pranë klubit madrilen thuhet se ai ka firmosur me "Los Blancos".

Aktualisht Rabiot vijon të jetë i pezulluar nga PSG-ja për shkak se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Nderkohe sot Rabiot zhvilloi një takim 45 minutësh me zyrtarët e PSG, edhe pse arsyeja e takimit nuk është zbardhur. /albeu.com

Shtuar më 28/03/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori