"Bombë" nga Anglia: Falcao 2 vjet më i madh?
Pëlqej
"Sun on Sunday" nxjerr një të dhënë shumë interesante që pritet të bëjë shumë zhurmë në Angli dhe veçanërisht te Manchester United. Sipas tabloidit britanik, blerja e bujshme e "Djajve të Kuq", Radamel Falcao, është dy vjet më i madh se sa tregojnë dokumentat. Thuhet se ai është 28 vjeç, por sipas "Sun on Sunday", në të vërtetë ai është 30.


Sun raporton se sipas dokumentave të shkollës së kolumbianit ai ka lindur më 10 Shkurt 1984. Dokumenti i shoqëruar me foto tregon se Falcao ka dorëzuar në shkollën e tij në Santader, Colobia një dokument ku tregohet se ka lindur më 1984.


Një vit kontratë me Radamel Falcaon i kushton Manchester United plot 16 milionës terlina. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori