"Bombë" nga Turqia, Ibra te Galatasaray?
"Bomba" e radhës në merkato vjen nga Turqia. Aventura e Zlatan Ibrahimoviç në Francë mund të jetë drejt fundit. Sipas mediave turke, suedezi ka përfunduar në shënjestrën e presidentit të Galatasaray, Unal Aysal, i cili ka zgjedhur pikërisht suedezin si kartën fituese për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të klubit.

Pasi ka bërë pjesë të skuadrës Didier Drogba dhe Wesley Sneijder, Gallatasaray synon një tjetër futbollist të klasit botëror. Por lajmet e bujshme nuk përfundojnë këtu, pasi siç bëjnë të ditur në Turqi, Aysal ka kontaktuar edhe me trajnerin e Borussia Dortmund, Jurgen Klopp në përpjekje për ta bindur që të marrë drejtimin e skuadrës.

Në fakt nuk është se jepen shumë detaje mbi tratativat, por mediat turke zbulojnë se këto janë lëvizjet e Ausal. Objektivi numër një i bosit të Galatasarayit është i qartë, Ibrahimoviç.

Sigurisht që misioni i tij për të rrëmbyer Ibrën nga Parisi nuk do të jetë i lehtë. Edhe pse në muajit e fundit raporti i bomberit me opinionin publik francez pas deklaratave të tij në lidhje me Francën ka pësuar një krisje. Ibrahimoviç mbetet lideri i skuadrës së sheikut Nasser Al-Khelaifi dhe transferimi i tij kërkon sforco të mëdha ekonomike.

Sipas mediave turke, njerëzit e Aysal kanë kontaktuar tashmë me menaxherin Mino Raiola për të bërë një sondazh mbi mundësitë e realizimit të planit të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori