Bomberi Immobile: Me Strakoshën jemi të sigurt
Thomas Strakosha vijon të bëjë ndeshje të shkëlqyera në Serinë A me fanellën e Lazios. Portieri shqiptar po e shfrytëzon më së miri mundësinë që trajneri Inzaghi i dha pas dëmtimit të Federico Marchettit, duke bindur me paraqitjet e tij.

Në transfertën e Udines, Strakosha nuk lejoi që porta e Lazios të prekej dhe kjo është sfida e dytë rresht që gardiani shqiptar nuk pëson gol. 180 minuta ku Strakosha ka treguar se është një garanci jo vetëm për bardhekaltërit por edhe për të ardhmen e portës shqiptare.

Performanca fantastike e shqiptarit tërhoqi vëmendjen e një prej protagonistëve të suksesit të Lazios, Ciro Immobile.
Strakosha është stërvitur shumë mirë dhe ishte shumë i qetë në fushën e lojës. Është shumë e rëndësishme që portieri të na transmetojë besim”, shprehet bomberi italian.
Shtuar më 02/10/2016, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori