Bommel: Interi e kishte mendjen te Barcelona
Pëlqej
Pas barazimit 1-1 brenda në “San Siro” ndaj Interit, trajneri i PSV, Mark Van Bommel deklaroi se Interi e kishte mendjen te Barcelona.

"Dy pikë në këtë grup mjaft të vështirë janë mirë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo aventurë e jona në Europë. Sot luajtëm me kurajë, edhe mund të kishim fituar", tha Bommel.

"Mendoj se Interi e kishte mendjen edhe te ndeshja e Barcelonës, po mua nuk është se më intereson shumë diçka e tillë. Sot PSV tregoi se mund të konkurojë ndaj kujtdo në Champions”, deklaroi holandezi. /albeu.com/
Shtuar më 11/12/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori