Bonaventura premton: I shënoj Interit në derbi
Pëlqej
I mbërritur në orët e fundit të merkatos së verës, Giacomo Bonaventura i ka fituar tashmë zemrën Filippo Inzaghit. Ish mesfushori i Atalantas, në një intervistë për "Milan Channel" ka shpalosur objektivat e tij seznal.

"Në skemën 4-4-2 kam bërë rolin e mesfushorit të majtë, ndërsa me 4-3-3 mendoj se aftësitë e mia përshtaten më mirë me mesfushorin e krahut se sa me të qëndrës", ka thënë italiani.

MERKATOJA - "Dita e fundit e merkatos ishte shumë intensive: në 15:00 dukej se do të shkoja te Interi më pas kaloi Verona, pastaj sërish Interi, më pas mendova të qëndroja te Atalanta. Por në 20.30 erdhën drejtuesit e Atalantas dhe më thanë se duhet të shkoja te Adriano Galliani. Ishte surreale".

IMPENJIMET E ARDHSHME - "Na pret një muaj me ndeshje dhe emocione të mëdha, jam shumë i lumtur për atë që po përjetoj dhe shpresoj të bëj më të mirën e mundshme. Golat e mi ndaj Interit janë një biletë e mirë vizite, shpresoj t, bëjë edhe të tjerë, tifozët presin shumë nga derbi". /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori