Bonnuci reagon pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë: Ishte një ndeshje e çuditshme
Mbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonucci, ka komentuar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë të arritur pas barazimit pa gola të marrë mbrëmjen e sotme kundër Milan-it.

"Gjëja e rëndësishme ishte të siguronim një vend në finalen e Romës", ka thënë Bonucci për Rai Sport.

"Ishte e çuditshme dhe e vështirë në fillim, një stadium i boshatisur pas 90 ditësh. Jemi hapur pak dhe Milan ka luajtur shumë mirë me një lojtar më pak. Ishte një barazim, por duhet ta shohim gotën gjysmë të mbushur, sepse objektivi ynë ishte të arrinim finalen".

Në lidhje me penalltinë e gabuar nga Ronaldo: "Edhe më të mëdhenjtë gabojnë. Mendoj se do të shikojmë një Juventus të madh dhe një Ronaldo të madh në ndeshjet e ardhshme".

"Kemi lënë mbrapa një moment të errët për të gjithë botën dhe shpresojmë t’i japim pak shpresë dhe gëzime tifozëve në shtëpi. Dua t’u dhurojmë diçka më shumë atyre të mërkurën", ka përfunduar Bonucci.
Shtuar më 12/06/2020, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori