Bonucci bëhet baba për herë të tretë (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh nuk po luan me Juventusin, pasi është rikuperuar nga një dëmtim, por kjo kohë pushimi i ka shërbyer Leonardo Bonuccit t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij në një moment mjaft të veçantë të tyre.

Kjo pasi qendërmbrojtësi italian i Juventusit është bërë baba për herë të tretë, sepse pasditen e sotme ka ardhur në jetë vajza e tij, të cilën Leo dhe bashkëshortja e tij, kanë vendosur ta quajnë Matilda.

Lajmin e ka dhënë vetë Leonardo Bonucci nëpërmjet rrjeteve sociale, ku falënderoi bashkëshorten e tij, ndaj të cilës nuk i kurseu komplimentet për forcën dhe durimin e treguar.
Shtuar më 06/02/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori