Bonucci bie pre e kamerës së fshehtë
Leonardo Bonucci ka rënë pre e një kamere të fshehtë të programit italian “Le Iene”.

Ditën e nesërme do të transmetohet për publikun italian një episod me mbrojtësin juventin, i cili flet me një fantazmë që ka hyrë në shtëpinë e tij.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari ka rënë pre e këtij inskenimi nga producentët e “Le Iene” ku shikohet se si tenton ta bindë fantazmën se çfarë dëshiron.

Duket se ky episod do të sjellë sukses të jashtëzakonshëm për “Le Iene” në këtë sezon.
Shtuar më 19/02/2020, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori