Bonucci i lidhur me Juventusin, gati kontrata e re
Leonardo Bonucci do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

Bonucci iu ribashkua Juves nga Milani verën e vitit 2018, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Por tani, sipas Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, mbrojtësi italian ka arritur marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës">kontratës për edhe një vjet tjetër.

Ka mundësi që 32-vjeçari të përfitojnë edhe rritje rroge falë rinovimit të kontratës">kontratës.
Shtuar më 19/11/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori