Bonucci kërcënon Realin
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Leonardo Bonucci është i bindur se Juventusi ka mundësi shumë të mira që këtë sezon të fitojë tripletën

Pasi eliminuan Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, italianë besojnë se mund ta fitojnë krejtësisht atë.
Kështu ka bërë të ditur mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Bonucci, i cili e pranoi se Juve ëndërron tripletën.

“Kemi mundësi shumë të mira që të arrijmë në finale të Cardiffit dhe ta ngrejmë trofeun në qiell”, tha fillimisht Bonucci.

“A mund ta fitojmë tripletën? Jemi duke luftuar në tri gara të ndryshme, kështu që normalisht se këtë kemi në mendje. Por, duhet të jemi të qetë për pjesën e mbetur të sezonit dhe ti marrim gjërat hap pas hapi”, shtoi Bonucci.

Kujtojmë se gjysmëfinalistët tjerë janë Real Madridi, Atletico Madridi e Monaco. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori