Bonucci: Kjo situatë po na ndodh shpesh në ndeshjet e fundit
Juventusi ka barazuar 2-2 me Atletico-n, edhe pse ishte në avantazhin e dy golave.

Leonardo Bonucci ka deklaruar se kjo situatë po ndodh shpesh në kohët e fundit.

"Në pjesën e parë, Atletico ishte duke bërë shumë presing dhe nuk ishim mirë në qarkullimin e topin, por kur u përmirësuam atëherë filluan të vinin edhe mundësitë.

Është mëkat të pësosh dy gola nga goditje dënimi. Bëmë një paraqitje të madhe, por duhet të jemi më të fokusuar sepse kjo po na ndodh shumë shpesh.

Të gjithë duhet të jenë më të përqendruar. Një skuadër si e jona nuk mund të pësojë kaq shumë gola nga goditjet e dënimit.

Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona për golat e pësuar dhe të lajmë rrobat me dyert e mbyllura."

Shtuar më 19/09/2019, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori