Bonucci: Në Madrid duam të komandojmë nga minuta e parë
Leonardo Bonucci ishte përkrah trajnerit Sarri në konferencë, me kapitenin e Juves që premton se në Madrid do të shihet një tjetër skuadër:

"Paraqitja e dobët me Fiorentinën i përket së kaluarës dhe ndaj Atletikos duam të komandojmë ndeshjen nga minuta e parë, ndonëse e dimë që ata do të jenë shumë agresivë që në fillim". Skuadra me vonesë në përgatitje? "Unë di të them se me Sarrin dhe idetë e lojës që trajneri ka do të shkojmë shumë larg në Europë. Do të shkëlqejmë shumë shpejt. De Ligti më ngjason mua në hapat e parë? Matajs është një kampion i lindur, por ndryshe nga ai, unë e dija se çfarë përfaqësonte Juventusi, më ndihmonte të flisnim të gjithë italisht dhe kisha luajtur gjithë jetën në Itali. De Ligt po përjeton një ndryshim total, por askush nuk mund t’i vërë në dyshim cilësitë e tij".
Shtuar më 18/09/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori