Bonucci: Nuk doja ta festoja golin por më detyroi kjo arsye
Leonardo Bonucci pas humbjes me Juventusin tha se festoi golin pasi është ofenduar tifozët e Juventusit.

Italiani shënoi golin e barazimit me kokë pas rivënie këndore, megjithëse, Milan pësoi në fund humbje me rezultat 3-1.

“Ishte sigurisht një rast emocional. Mendova se mirëpritja ishte 50-50, ata preferonin të më befasonin dhe unë e respektoj, por unë mendoj se dhashë shumë për Juventusin dhe në shtatë vite, kam luajtur më shumë se kushdo”, tha Bonucci për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.

“Nuk kam asnjë ankesë ndaj tifozëve, pasi ata kanë të drejtë të bëjnë atë që e shohin të arsyeshme. Ishte një ndeshje intensive dhe emocionale. Unë nuk po planifikoja të festoja golin tim, por ishte moment që nuk mund ta ndaloja veten”.

Milan duhet tani të mundë Interin në Derby della Madonnina të ripërcaktuar për të mërkurën, në mënyrë që të mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe kemi nevojë për ndeshje si kjo që të rritemi. Natyrisht, nëse gjuajtja e Hakan Calhanoglu do të shkonte në gol, atëherë do të flisnim ndryshe. Juve kanë lojtarë si Juan Cuadrado dhe Douglas Costa të cilët mund të vijnë nga stol dhe të ndryshojnë lojën”, tha Bonucci. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori