Bonucci nuk është bërë pishman për kalimin te Milani
Kalimi i Bonucci te skuadra e Milan konsiderohej si një nga lëvizjet më befasuese dhe kontroverse gjatë asaj kohe (2016/17).

Lojtari kaloi një sezon me skuadrën ‘Rosoneri’, para se të kthehej përsëri në radhët e Juventus.

Shumë njerëz konsideronin se ky ishte një sezon i humbur kot nga lojtari, por ai nuk mendon njësoj.

"Kishte disa mospajtime dhe, sidomos pas humbjes në Ligën e Kampionëve, unë mora një vendim të pamenduar", ka thënë Bonucci.

"Por, unë duhet të them se vendimi, që normalisht influencoi karrierën time, më përmirësoi si njeri. Ato muaj te Milan më lejuan të shoh se i takoja Juventusit, të cilët janë si familje", ka shtuar italiani.

"Takova njerëz të mirë te Milan, së pari Rino Gattuso. Ishte vit i vështirë, por jo i humbur kot. Në fund, isha i lumtur që po kthehesha në shtëpi", ishin fjalët e Leo Bonucci.

Bonucci vazhdon të jetë nga figurat kyçe në fazën e mbrojtjes së Juventus, përkundër transferimeve që ka bërë skuadra.
Shtuar më 07/06/2020, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori