Bonucci: Nuk kemi bërë ende asgjë
Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci ka thënë se skuadra e tij ende nuk ka fituar asgjë

Leonardo Bonucci insiston se tre pikët kundër SPAL janë të rëndësishme, por ata ende nuk kanë fituar asnjë titull.

Ai thotë se tashmë janë duke menduar për ndeshjen e ardhshme ndaj Sampdorias.

“Tre pikë të mira, të cilat mund të në bëjnë edhe më të uritur. Ne nuk kemi bërë ende asgjë. Nga nesër do të mendojmë për ndeshjen e së dielës, të përsërisim këtë dhe të përmirësohemi”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

Milan në pesë javët e para të Serie A ka shënuar katër fitore dhe ka pësuar vetëm një humbje. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori