Bonucci nuk kursen lavdet ndaj Gattusos: Ka transformuar Milanin
Pëlqej
Bonucci mendon se Milani është tjetër skuadër me ardhjen në stol të Gattusos.

Milani ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2018, pas fitores së madhe prej 1-0 në shtëpi kundër Sampdorias.

Kjo fitore e pozicionon Milanin në vendin e shtatë me 41 pikë, aq sa ka dhe skuadra që e mposhti e që gjendet në pozitën e gjashtë.

Synimi i Kuqezinjve është Liga e Kampionëve, Ata gjenden shtatë pikë larg zonës Champions, vendit të katërt, që mbahet nga Interi dhe kapiteni, Leonardo Bonucci, beson se me Gennaro Gattuson gjithçka është e mundshme.

“Nuk ishim ekip para tij, sot jemi më të mirë edhe fizikisht, e ka transformuar këtë skuadër”, u shpreh kapiteni për Sky Sport Italia, përcjell Express.

“Që kur ka ardhur Gattuso, kemi ndryshuar komplet. Është formuar skuadër e mirë, jemi në formë dhe gjitha këto falë Gattusos. Kemi bërë hap të madh përpara dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, shtoi Bonucci.
Shtuar më 19/02/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori