Bonucci për Moise Kean: Po i bindim mos largohet nga Juventusi
Mbrojtësi i kombëtares dhe i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur sot, në prag të ndeshjes që Italia do të luajë ndaj Lihtenshtejn, se Moise Kean është një futbollist i i lindur për t’u bërë i madh. Ai shprehet se për 19-vjeçarin ka patur shumë interes kohët e fundit, pasi shumë skuadra e kanë kërkuar ta afrojnë. Gjithsesi, Bonucci mendon se Kean do të qëndrojë gjatë në Torino.

"Moise ka qëndruar këtu dhe ky është një lajm i mirë. Fillimisht me të foli Chiellini, më pas edhe unë. Kur stërvitesh me CR7, Dybala e Douglas Costa bëhesh shumë shpejt më i fortë se sa me një ekip tjetër. Shpresoj që presionin që ndjen brenda vetes ta shprehë në fushë me ndeshje të mira dhe gola", thotë më tej Bonucci.

"Është vetëm 19 vjeç, është normale që të gabojë në fushë. Kjo është pjesë e rritjes së tij. E rëndësishme që ato gabime të jenë pa rëndësi dhe të limituara. Kean po kupton se si është të stërvitesh në grup, duke kuptuar edhe rregullat brenda tij", tha Bonucci. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori