Bonucci shpjegon arsyet se pse u largua nga Juventus
Leonardo Bonucci ka thënë se arsyeja e largimit të tij të papritur nga Juventusi ishte se ai "nuk ndihej më i rëndësishëm".

Mbrojtësi italian u largua nga klubi i Torinos javën e kaluar pas shtatë viteve dhe iu bashkua rivalëve të Serie A, AC Milan në një marrëveshje prej 35 milionë paund.

Në një intervistë me Gazzetta dello Sport, Bonucci, ka pranuar se ai u nda nga Juventusi, sepse lidhja e tij me klubin ishte më e dobët se kurrë, përcjell Albeu.com.

Ai tha: "Për të dhënë 100 për qind, unë duhet të ndjehem i rëndësishme, diçka që në Juventus nuk ka ndodhur kohët e fundit." /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori