Bonucci s'është i pashitshëm, Conte hidhet në sulm
Leonardo Bonucci po kalon një ndër momentet më të vështira në aventurën te Juventus. Debati i nxehtë me trajnerin Allegri menjëherë pas takimit kundër Palermos i kushtoi transfertën e Oportos të cilën e ndoqi nga tribuna dhe megjithëse u rikthye në formacion kundër Empolit situata duket se ka mbetur konfliktuale.

Nga kjo krisje kërkon të përfitojë trajneri i Chelseat Antonio Conte. Ishte pikërisht tekniku puljez ai i cili ndikoi në mënyrë mjaft pozitive në karrierën e Bonuccit në kohën kur ish trajneri i Italisë drejtonte Juventusin.

29-vjeçari e njeh mjaft mirë skemën me tre mbrojtës që është edhe formula më e preferuar e Contes, për këtë arsye ai shihet nga tekniku si një afrim me vlera absolute.

Sipas britanikes “The Sun” klubi londinez është gati të vendosë në tryezë rreth 55 milion euro për të drejtat e lojtarit që është rritur në sistemin zinxhir të Interit. Nëse oferta zyrtarizohet ka shumë gjasa të pranohet nga drejtuesit bardhezi, për shkak të moshës dhe për faktin që në vend të tij do të vijë Caldra, një futbollistë që po shkëlqen këtë sezon.
Shtuar më 28/02/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori