Leonardo
Bonucci e ka pranuar se ishte befasuar nga vendimi i Massimiliano Allegrit për ta lënë atë jashtë formacionit startues kundër ish-klubit të tij, Milan.
“Të jem i sinqertë, u
habita edhe unë dje kur trajneri e bëri
formacionin”, tha
Bonucci për Sky Sport Italia.
LE Stampa raportoi sot se
Bonucci vetë kishte kërkuar të mos startonte për t’i shmangur polemikat dhe fishkëllimat nga turma në “San Siro”.
Por, pak më parë, qendërmbrojtësi italian e ka mohuar këtë, duke thënë se ai nuk do të zmbrapsej nga asnjë sfidë.
“Kushdo që më njeh, e di se unë kurrë nuk do të zmbrapsesha nga një ndeshje e tillë. Këtu ndeshje e nxjerrin më të mirën nga unë. Megjithatë, është vendin dhe pjesë e rotacionit të
skuadrës, sepse i kam zhvilluar nëntë ndeshje radhazi si titullar. Natyrisht, do të doja të luaja, por interesi i
skuadrës vjen para atij individual dhe duhet ta respektoj këtë”, tha
Bonucci.
Shtuar më 11/11/2018,
ora 21:00