Bonuçi: Jam një mbështetës i Milanit
Pëlqej
Mbrojtësi i skuadrës së Juventusit, Leonardo Bonuçi ka theksuar se ai do të bëjë tifoz me skuadrën e Milanit në derbin e Madoninës përballë Interit. Bonuçi kaloi një sezon te Milani para se të ribashkohej te Juventusi, por nuk e pëlqen aspak Interin, ish-skuadrën e tij kur ishte i ri.

“Shpresoj që do ta shoh një lojë të madhe, mirëpo e përkrahi Milanin. Kam lanë prapa një skuadër të mirë dhe një trajner të madh”, tha Bonuçi.

Mbrojtësi foli edhe për çështjen e Cristiano Ronaldos ku tha se portugezi është tepër i qetë, por se nuk i takojnë atij të flasë për këtë çështje pasi është diçka personale. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2018, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori