Skuadra e Juventusit po zhvillon një nga sezonet më të mira në historinë e saj. 9 ndeshje sezonale dhe të gjitha të fituara nga të besuarit e teknikut Max
Allegri. Nuk ka si të mos jetë i lumtur qendër
mbrojtësi Leonardo
Bonuçi. Ish-lojtari i Milanit tha se
skuadra aktuale e Juventusit është më e mira në histori.
"Mendoj që ky Juventus është
skuadra më e mirë e të gjitha kohërave. Ka një karakter për tu admiruar dhe është përmirësuar shumë mentaliteti. Po zhvillojmë një sezon të madh por dua të theksoj se është vetëm fillimi dhe kemi shumë punë për të bërë deri në fund të kampionatit”, tha
mbrojtësi i Juventusit, Masimiliano
Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 17:09