Borini apo Torres? "Ndahen" Inzaghi dhe Galliani
Pëlqej
Milani, që është në gjetje të një sulmuesi, ndahet. Sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport", Filippo Inzaghi (pas një konsultimi me Carlo Ancelotti) ka vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë në skuadër Fabio Borinin e Liverpool, kontaktet për të cilin orët e fundit janë shumë të shpeshta.

Por nga ana tjetër, Adriano Galliani kërkon Fernando Torres, megjithëse spanjolli i Chelsea-t ka një pagë shumë të lartë (6 milionë euro neto në sezon, ndërsa Milan ofron 3). Për më tepër kuqezinjtë nuk duan ta sjellin në "San Siro" në formë huazimi.

Priten zhvillime të reja në orët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori