Borini drejt rikthimit në Premier League
Fabio Borini mund të rikthehet sërish në Premier League. 28-vjeçari që më pare ka luajtur për skuadra si Liverpool, Sunderland, Swansea dhe Chelsea, këtë here mund të transferohet te ekipi i Crystal Palace.

Drejtuesit e klubit nga “Selhurst Park Stadium” kanë nisur bisedimet me drejtuesit e kuqezinjve për kalimin e sulmuesit nën urdhrat e trajnerit Roy Hodgson, i cili e kërkon me ngulm lojtarin që gjatë merkatos së janarit.

Gjatë këtij sezoni Borini është aktivizuar vetëm dy here me fanellën e Milanit dhe transferimi në Angli mund të jetë një mundësi e mire për karrierën e tij.
Shtuar më 08/12/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori