Borja Valero: Ja kush na mësoi si mposhtet Napoli
Borja Valero nuk shqetësohet aspak për ndonjë kritikë në drejtim të lojës së Interit për aq kohë sa skuadra e Spallettit do të vazhdojë të ketë rezultate mjaft pozitive. 32-vjecari spanjoll madje uron që këto kritika të vazhdojnë, sikurse fitoret radhazi të Interit.

Shpresoj që këto kritika të zgjasin deri në fund të sezonit, mjafton që Interi të fitojë. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, secili ka mendimin e tij. Megjithatë, të marrësh 7 fitore dhe vetëm një barazim në tetë javët e pare, nuk është e thjeshtë.

Napoli vjen nga një humbje 2-1 në Champions në fushën e Manchester City-t, me skuadrën e Pep Guardiolës, që sipas Borja Valeros, tregoi se limitet e Napolit.

“Po, ashtu sic e shoh unë futbollit, Napoli luan futbollin më të bukur. Ka një manovër fluide dhe të shpejtë, e kontrollin topin dhe shënon shumë. Është gjithmonë dëfryese ta ndjekësh Napolin. Gjithsesi, Manchester City i Guardiolës na bëri të kuptojmë që Napoli nuk është i pamposhtur. Duhet të përfitojmë nga situatat që mund të krijohen në favorin tonë. Duhet të jemi të përqendruar për 95 minuta, sepse, po u lejove hapësira, ata të bëjnë keq.” /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori